Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar për një kërkesë tejet interesante që i kanë bërë disa fëmijë.
Këta të fundit kanë kërkuar që të mos pastrohet rruga, pasi që ata donin që rrëshqisnin me saja, shkruan Reporteri.net.
Muharremaj thotë se ka lëshuar pe, që për një kohë të shkurtë, por që më pas shton se duhet pastruar rruga.
Postimi i plotë:
Driloni, Muharremi, Dijamanti, Endriti dhe Edmondi nga Vraniçi e patën një kërkesë interesante, që rruga mos të pastrohet.
Sajat i kishin bërë gati për garë dhe pastrimi i rrugës sipas tyre do t’ua ndërpriste lojën.
Megjithatë u pajtuam që për një kohë të shkurtë ta vazhdonin lojën, sepse megjithate rruga duhet të pastrohet.