Cikloni i fuqishëm që po zhvendoset drejt Evropes juglindore me frontin e tij të fuqishëm kaloi edhe në territoret tona dhe tani po fuqizohet në juglindje, gjegjësisht në Detin e Zi dhe Egje e në anën tjetër kemi depërtimin e shpejtë të anticiklonit kontinental i cili largon reshjet por mundëson ardhjen e temperaturave polare.
Për këtë arsye kemi erëra të fuqishme nga veriperëndimi dhe veriu, ndërsa sonte gjatë natës do kemi vazhdimin e erërave të fuqishme dhe fjollave të borës në disa zona kryesisht kodrinore-malore, lokalisht edhe në disa vise tjera.
Erërat e fuqishme do të fillojnë të dobësohen gjatë ditës së diele, por do të vazhdojnë edhe më tutje duke sjellur ajrin mjaft të ftohtë polar.
Për shkak të ndikimit të fuqishëm anticiklonik reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe të koncentruara në zonat kodrinore-malore.
Fillimi i javës së re na sjellë acar të fortë sidomos netëve dhe mëngjeseve, ndërsa mund të kemi zbutje të acarit pas mesit të javës./MeteoBallkan