Masa e fuqishme ajrore anticiklonike ka filluar të dobësohet, por ende jemi nën ndikimin anticiklonik dhe masave mjaft të ngrohta ajrore për këtë periudhë kohore.
Vranësirat të pakta kanë filluar të shfaqen, por vazhdon ende mot i thatë.
Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi mot të ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira e temperaturat e larta vazhdojnë deri të dielën kur pritet të kemi një sistem të fuqishëm vranësirash dhe reshjesh.
Edhe para ditës së diel vende-vende do të ketë shanse për rrebeshe afatshkurtra lokale shiu, ndërsa të dielën pasdite priten reshje intensive si në Kosovë, por ashtu edhe në Shqipëri. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Ajri i ftohtë që kushtëzon reshje bore do të mbetet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Slloveni, por mund të arrijë deri në veri të Kosovës për të kushtëzuar reshje bore atje veçanërisht në zonat kodrinore-malore.
Përderisa tek ne asesi të arrijnë temperaturat që kushtëzojnë reshje bore, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbinë jugperëndimore mund të ketë deri në gjysmë metër borë, megjithatë pasi që jemi shumë afër rajoneve ku do të ketë borë, gjatë javës së re edhe në territoret tona mund të kemi ulje të mjaftueshme të temperaturave që do të kushtëzonin reshje bore.
Gjendja sinoptike do të jetë mjaft dinamike këtë fundjavë dhe gjatë javës së re dhe mbetet të shihet evoluimi i gjendjes së atmosferës. Të shpresojmë të paktën një herë këtë dimër të kemi reshje bore edhe në territoret tona, por mbetet të shihet./MeteoBallkan