Fronti i ftohtë nga veriu dhe veriperëndimi i Kontinentit ka sjellë freski dhe vranësira sot në Kosovë dhe disa pjesë tjera të rajonit por ashtu siç pritej nuk sjelli reshje atmosferike aq shumë të nevojshme për rajonin tonë. Në disa rajone kishte reshje simbolike apo sporadike të cilat nuk ia vlenë as të përmenden.
Tani kemi kthjellim gradual të motit dhe përsëri ngritje graduale të temperaturave, por mbrëmjet, netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta sidomos në viset kontinentale. Ditët përsëri do të jenë të nxehta.
Reshje atmosferike do të ketë nga e premta por përsëri nuk priten reshje gjithëpërfshirëse të cilat do të lehtësonin thatësinë e madhe, sidoqoftë në disa rajone thatësia pritet të zbutet por gradualisht.
Informacione dhe detaje të reja në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan