Erërat veriore kanë filluar dhe temperaturat po ulen. Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në reshje bore në viset kodrinore-malore.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here dhe vende-vende mund të ketë reshje shiu, shqote dhe bore kryesisht të dobëta.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Në juglindje të vendit mund të ketë reshje të dendura bore herë pas here.
Në Mal të Zi ftohtë në veri dhe me fjolla bore kurse në jug kryesisht thatë, ndërsa në Maqedoninë Veriore nesër pritet mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu nëpër ultësira, kurse reshje bore në viset kodrinore-malore.
Të enjtën dhe të premtën në tërë rajonin pritet kemi mot pak më të nxehtë. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu herë pas here, ndërsa në viset tjera kryesisht pa reshje. Natën mes së premtës dhe së shtunës në tërë rajonin priten reshje të dendura shiu, ndërsa në viset malore reshje të dendura bore.
Nga e shtuna pasdite vonë e sidomos nga e diela pritet stabilizim i motit dhe ngritje e sërishme graduale e temperaturave./Meteoballkan