Pas reshjeve dhe rrebesheve të shiut që priten sonte do të pasojë një front i ftohtë atmosferik i cili do të kushtëzojë ulje të përkohshme të temperaturave dhe reshje bore në viset e larta malore.
Nata e sontme sjellë reshje të reja shiu në shumicën absolute të territoreve tona dhe deri nesër paradite priten një ose dy valë reshjesh dhe rrebeshesh që në disa vise parashihet të jenë të dendura. Në Shqipëri priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë, por rrebeshe me bubullima (më të rralla) do të paraqiten edhe në territorin e Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
Fronti i ftohtë vjen nesër pasdite ose në mbrëmje me ulje të temperaturave, ndërkohë që edhe dita e diell pasdite sjellë një valë më të re reshjesh shiu sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në shumë vise të Kosovës. Përjashtim mund të bëjnë veriu i Shqipërisë dhe veriu i Kosovës.
Nga e hëna përmirësim i pjesshëm i motit dhe rritje e sërishme e temperaturave rreth ose pak mbi vlerat mesatare, ndërkohë që reshje lokale afatshkurtra ende priten herë pas here./MeteoBallkan