Rajoni ynë gjendet nën ndikimin e masave ajrore ciklonike që vijnë nga Mesdheu dhe ky sistem prodhon vranësira dhe riga lokale shiu, ndërkohë që një tjetër sistem përtej Italisë po afrohet drejtë rajonit tonë duke sjellur vranësira të reja të dendura dhe riga lokale shiu. Nuk priten reshje të mëdha shiu, por reshje tipike vjeshtore të herëpashershme.
Reshje më intensive priten në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe atje nuk pritetë ketë ndonjë problematikë.
Sistemi i i ri i vranësirave pritet të fillojë të intensifikohet të enjtën dhe të premtën, duke kushtëzuar vranësira të dendura dhe vende-vende reshje shiu siç e përmendëm edhe më lartë më të theksuara në shumë vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kjo gjendje sinoptike do të zgjasë deri të shtunën. Të shtunën pritet fuqizimi i fortë i mases ajrore anticiklonike me qendër në Detin e Zi dhe kjo masë ajrore anticiklonike në rajonin tonë do të shkaktojë stabilizim të plotë të motit, largimin e vranësirave dhe rritjen e temperaturave ditore./MeteoBallkan