Për momentin moti është stabilizuar dhe temperaturat po shënojnë ngritje, por nga veriperëndimi i Kontinentin po afrohet gradualisht sistemi i vranësirave. Temperaturat do të mbesin relativisht të larta sepse do të jemi nën ndikimin e erërave jugore.
Vranësirat do të shtohen sidomos gjatë natës ku vende-vende priten edhe reshje afatshkurtëra shiu, pak më intensive në veri të Shqipërisë. Reshje të herëpashershme shiu do të ketë gjatë natës në Shqipëri edhe në zonat e goditura nga tërmeti. Ky trend do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, pra priten periudha pa reshje por herë pas here edhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe në zonat e goditura nga tërmeti por jo pa ndërprerje. Në disa intervale mund të ketë reshje intensive apo edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Të shpresojmë që reshje të mos ketë fare sidomos në zonat e prekura nga tërmeti./Meteoballkan