Fronti i ftohtë nga Atlantiku po fillon të depërtojë në drejtim të Kontinentit Evropian duke shkaktuar destabilizim të pjesërishëm të motit në Evropë.
Reshje shiu priten në Francë dhe pjesë të Gjermanisë, kurse me uljen e temperaturave do të ketë edhe reshje bore. Reshje bore priten në Zvicër, Italinë veriore, Gjermaninë jugore, Austri, Slloveni, pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës e deri në Mal të Zi, megjithatë duhet theksuar se këto reshje nuk do të jenë të mëdha dhe të qëndrueshme. Reshje krejtësisht simbolike priten në disa pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa më të fuqishmet priten në Austri dhe Spanjë
Thatësia ekstreme do të vazhdojë edhe për shumë ditë në rajonin tonë për shkak të dominimit të vazhdueshëm dhe të fortë të masave ajrore të thata dhe stabile anticiklonike. Këto masa të thata ajrore do të dobësohen pak dy tre ditët e ardhshme për tu rikthyer edhe më fuqishëm nga fillimi i javës së ardhshme./Meteoballkan