• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
“Hëna e Kuqe”, eklipsi hënor që pritet të duket edhe në Kosovë më sot

“Hëna e Kuqe”, eklipsi hënor që pritet të duket edhe në Kosovë më sot

14/03/2025 | 11:06
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e hënë

16/06/2025 | 08:25
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 16 Qershor!

15/06/2025 | 22:52
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.06.2025.) E Hënë

15/06/2025 | 22:30
Bënte manovra të rrezikshme me Range Rover në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ shoferi

Bënte manovra të rrezikshme me Range Rover në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ shoferi

15/06/2025 | 21:26
Duken si shumë reale, kujdes nga këto video me inteligjencë artificiale

Duken si shumë reale, kujdes nga këto video me inteligjencë artificiale

15/06/2025 | 20:17
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e diel

15/06/2025 | 09:04
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet në disa rajone edhe të Dielen sipas KEDS!

15/06/2025 | 00:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.06.2025.) E Diele

15/06/2025 | 00:03
Stuhi intensive në këto pjesë të Evropes!

Stuhi intensive në këto pjesë të Evropes!

14/06/2025 | 15:59
Qershori ekstremisht i thatë, a po pritet ndonjë rrebesh shiu?

Qershori ekstremisht i thatë, a po pritet ndonjë rrebesh shiu?

14/06/2025 | 14:41
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

14/06/2025 | 08:12
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për punimet në rrjet të Shtunën, 14 Qershor!

13/06/2025 | 22:53
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
“Hëna e Kuqe”, eklipsi hënor që pritet të duket edhe në Kosovë më sot

“Hëna e Kuqe”, eklipsi hënor që pritet të duket edhe në Kosovë më sot

14/03/2025 | 11:06
500
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Një eklips i plotë i Hënës pritet të ndodhë mbrëmjen e së enjtes, më 13.03.2025, apo mëngjesin e hershëm të së premtes, më 14.03.2025, varësisht nga zona e kohës.

Eklipsi i plotë i Hënës ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë të rënditura në një drejtim. Pra, kur Toka ndodhet në mes Diellit dhe Hënës, si pasojë e bllokon tërësisht dritën e Diellit dhe hija e Tokës bie mbi Hënë.

Eklipsi i Hënës / Ilustrimi: NASA

Në Astronomi njihen dy lloje të hijes së Tokës: hija e plotë (umbra) dhe hija jo e plotë (penumbra). Kur hija e Tokës është e plotë ndodh eklipsi i plotë i Hënës.

Ndërsa, kur hija e Tokës nuk është e plotë ndodh eklipsi penumbral i Hënës, apo Hëna është më pak e zbehtë në krahasim me pamjen e saj në hijen e plotë. Ky lloj eklipsi do të jetë i dukshëm në Kosovë, më 14.03.2025.

Eklipsi i plotë i Hënës këtë muaj njihet si “Blood Moon” apo “Hëna e Kuqe” dhe sipas Agjencisë amerikane të hapësirës – NASA, Hëna do të duket e kuqe apo portokalli, sepse drita e Diellit që nuk është bllokuar nga planeti Tokë filtrohet përmes një pjese të hollë të atmosferës së Tokës në rrugën e saj drejt sipërfaqes hënore.

“I njëjti fenomen që e bën qiellin tonë blu dhe perëndimin e diellit tonë të kuq, bën që Hëna të kthehet në ngjyrë të kuqe-portokalli gjatë një eklipsi hënor. Drita e diellit duket e bardhë, por në fakt përmban një ylber përbërësish dhe ngjyra të ndryshme të dritës kanë veti fizike të ndryshme. Drita blu shpërndahet relativisht lehtë, ndërsa kalon nëpër atmosferën e Tokës. Drita e kuqërremtë, nga ana tjetër udhëton më drejtpërdrejt nëpër ajër.” – ka thënë NASA, më 06.02.2025.

Nëse dominon mot i mirë, pa re, eklipsi i Hënës mund të vrojtohet me dylbi apo teleskop. NASA rekomandon që të vrojtohet larg dritave të qytetit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të jetë i dukshëm eklipsi i plotë i Hënës, i cili pritet të fillojë kur Hëna të lëvizë në hijen jo të plotë të Tokës rreth orës 23:57 të kohës atje, më 13.03.2025. Pastaj, rreth orës 02:26, më 14.03.2025 do të fillojë eklipsi; rreth orës 03:31 përfundon eklipsi dhe rreth orës 06:00 do të përfundojë hija jo e plotë e Tokës.

Ndërsa, në Kosovë ky eklips do të jetë eklips penumbral i Hënës dhe do të fillojë rreth orës 04:57, më 14.03.2025 – sipas zonës së kohës në Prishtinë. Maksimumi i eklipsit të Hënës do të arrihet rreth orës 05:49 dhe pas tre minutash do të përfundojë.

Harta e dukshmërisë së Eklipsit të Hënës në botë, më 13 – 14.03.2025 / Foto: NASA

Përveç në SHBA e Kosovë, eklipsi i Hënës apo pjesë të tij do të jenë të dukshme edhe në shtetet e tjera në Europë, Amerikë Veriore, Amerikë Jugore; në një pjesë të madhe të Azisë dhe Afrikës.

Eklipsi i plotë i Hënës i kaluar kishte ndodhur në vitin 2022, kurse në fund të muajit mars, më 29.03.2025 pritet të ndodhë eklips i pjesshëm i Diellit. /Kallxo


Related Posts

Shikoni polet e Diellit për herë të parë!
Fenomene

Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

12/06/2025 | 14:45
Vala e të nxehtit detar ka përfshirë një sipërfaqe oqeanike pesë herë më të madhe se Australia
Botë

Vala e të nxehtit detar ka përfshirë një sipërfaqe oqeanike pesë herë më të madhe se Australia

09/06/2025 | 10:10
Shkencëtarët paralajmërojnë se gati 40 për qind e akullnajave të botës afër shkatërrimit
Fenomene

Shkencëtarët paralajmërojnë se gati 40 për qind e akullnajave të botës afër shkatërrimit

03/06/2025 | 21:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲