Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim që Klina dhe Vitia të hyjnë në karantinë.
Ky vendim i qeverisë ka ardhur pasi që sot janë konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit në Kosovës, njëri është një 77 vjeçar nga Vitia dhe tjetra një 20 vjeçare shtetase italiane nga Klina.
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar vendimin e fundit të Qeverisë, lidhur me korona-virusin.
“Mbyllja e kafiterve, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publikë, përpos shëndetësisë dhe sigurisë, Kompanitë private urdhërohen që punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia…”, ka thënë Kurti