Për dy ditë me radhë çmimet e derivateve në Kosovë kanë qenë të njëjta.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës edhe të hënën do shitet me çmim të njejtë, për 1.52 euro për litër, benzina për 1.43 euro për litër dhe gazi 0.74 euro.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
















