Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë gjatë ditës dhe kryesisht me diell, por në pjesë të Dukagjinit do të ketë më shumë vranësira e mundësi për reshje lokale.
Temperaturat pritet të luhaten nga 5 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet mot më i ndryshueshëm, me diell por edhe më shtim të vranësirave në shumë rajone të vendit ku do të fillojnë reshje lokale shiu e rrebeshe lokale kalimtare. Më shumë reshje priten në veriperëndim e veri të vendit në në Mal të Zi.
Temperaturat do të fillojnë të ulen në zonat me vranësira e reshje.
Fuqizimi i reshjeve në Shqipëri do të ndodhë të Premten me zhvillime të stuhive lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe rrebeshe mjaft intensive. Rrebeshe mjaft intensive priten edhe në Mal të Zi.
Edhe në Republikën e Kosovë mund të ketë reshje të herëpashershme sidomos në rajonin e Dukagjinit, por nganjëherë edhe në disa vise tjera.
Intensifikim i reshjeve në fundjavë në të gjitha viset. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë nuk do të mungojnë periudhat me diell.
Reshje e rrebeshe shiu priten edhe të dielën./MeteoBallkan















