Stuhi apo shtrëngata të fuqishme goditen pasditen dhe mbrëmjen e djeshme disa pjesë të Evropës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lendime në njerëz. Në luksemburg një tornado e fuqishme dhe e frikshme përshkojë veriun e vendit duke shkatërruar objekte në rrugën e saj.
Tornado pati edhe në kryeqendrën holandeze Amsterdam, veriun e Francës dhe veriun e Italisë. Stuhi të fuqishme pati edhe në Gjermani ku një rrufe e fuqishme goditi tokën në Rozehfeld-Hajlgencimernu duke shkaktuar lëndimin e 15 futballistëve të cilët ishin duke u stërvitur. Lojtarët ishin të moshës nga 18 deri në 48 vjeç dhe pësuan lëndime kryesisht të lehta me përjashtim të njërit prej tyre i cili u alivanos për pak kohë. Lojtarët u dërguan në trajtim mjekësor.
https://youtu.be/aB9-cpM8r_k