• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Malet e Kamenicës të mbushura me kërpudha, nga 800 në 1200 euro thuhet se shitet kilogrami i tartufit

Malet e Kamenicës të mbushura me kërpudha, nga 800 në 1200 euro thuhet se shitet kilogrami i tartufit

23/09/2022 | 20:58
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte

17/12/2025 | 21:24
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/12/2025 | 08:02
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

16/12/2025 | 08:51
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

16/12/2025 | 07:42
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS del me njoftim për të martën

15/12/2025 | 23:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.12.2025.) E Martë

15/12/2025 | 22:54
Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

15/12/2025 | 17:50
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e hënë

15/12/2025 | 08:29
Instituti i Gjeoshkencave: Brenda 12 orëve, Shqipëria u godit nga 6 tërmete

Lëkundje tërmeti në Kosovë

15/12/2025 | 08:16
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Malet e Kamenicës të mbushura me kërpudha, nga 800 në 1200 euro thuhet se shitet kilogrami i tartufit

Malet e Kamenicës të mbushura me kërpudha, nga 800 në 1200 euro thuhet se shitet kilogrami i tartufit

23/09/2022 | 20:58
3k
SHARES
8.7k
VIEWS
Shpërndaje

Malet e Kamenicës janë të mbushura me kërpudha. Shumë prej tyre janë të shëndetshme.

Janë të shumtë banorët që mbledhin kërpudha deri në 10 tonë në ditë.

Ata i dërgojnë në atë që Fatmir Krasniqi e ka kthyer në biznes.

Krasniqi i grumbullon nga banorët 6 lloje të kërpudhave, ndër to edhe tartufin, llojin e veçantë e më të shtrenjtë në treg.

“Në kompaninë tonë fungo grumbullohen, përpunohen dhe eksportohen 6 lloje të kërpudhave. Kërpudha shampinjon kultivohet dhe e mbulon tregun vendor, ndërsa kërpudhat e malit, siç janë: buledosodulisi, shantarelli, amanita cesarea, morçella konika, trumpeta e zezë, si dhe tartufi, e cila e ka vlerën e vet dhe është shumë vështirë për të hasur në të. Vlera e tartufit të bardhë është shumë më e madhe sesa e tartufit të zi. Kilogrami i tartufit arrin nga 800 euro deri në 1.200 euro”, ka deklaruar Fatmir Krasniqi, fermer.

Nga Kamenica kërpudhat eksportohen tashmë në shtetet evropiane, derisa kërkesat kanë ardhur edhe përtej oqeanit.

“Asnjëherë nuk janë çmimet e njëjta, kërpudhat e malit variojnë shumë. Kohë më parë kilogrami i tyre ka qenë 10 euro, ndërsa tani, kur kemi më shumë kërpudha, kilogrami i tyre është mbi 1 euro. Brenda vitit ne grumbullojmë mbi 1 mijë tonë ose 1 milion kilogramë. Nga eksporti marrim mbi 1 milion euro, ndërsa në tregun vendor grumbullojmë rreth 200 tonë në vit”, tha ai.

Sikurse pranvera ashtu edhe muajt e vjeshtës për shkak të reshjeve mbushin malet me kërpudha.

“Sezoni e kërpudhave të malit është maj-qershor dhe shtator-tetor. Këto ditë ka pasur reshje të mëdha të shiut dhe pas tij e dimë që dalin kërpudhat. Fuqia e natyrës është shumë e madhe dhe çdoherë natyra ju del në ndihmë. Para dy vjetëve në kohë pandemie, kur ka pasur krizë shkaku i ekonomisë, ajo kohë ka qenë e frytshme për kërpudha pasi ka pasur shumë për të vjelur. Ne kemi arritur deri në 30 tonë kërpudha në ditë me i grumbulluar, edhe në këtë vit ku vendi ynë përballet me një krizë ekonomike, natyra na ka dalë në ndihmë që kemi shumë kërpudha. Nga kjo nuk janë përfitues vetëm punëtorët, por edhe fermerët”, shtoi ai.

Për të pasur kualitet të produkteve, ai thotë se kërpudhave duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë që nga grumbullimi e deri te konsumimi.

“Kërpudhat e duan një trajtim zakonisht, duhet të ruhet 2 deri në 4 gradë celsius për me ia zgjatur jetëgjatësinë. Personat që duan me i konsumuar të freskëta nuk duhet t’i pastrojnë nga dheu, sepse janë më të shëndetshme. Edhe me i pastruar me ujë nuk duhet, por vetëm të fshihen nga zalli apo dheu, sepse uji vetëm e dëmton”.

Krasniqi tregon se me ketë punë e ka mbajtur familjen qysh nga vitet ‘90.

“Veprimtarinë me kërpudha e kemi filluar në vitin 1990, por jo në këto kushte që i kemi tani. Fillimi ka qenë shumë i vështirë pasi që kjo ka qenë e vetmja mundësi për mbijetesë në vitet ‘90 që ta mbaj familjen. Shumë persona kanë ikur nga vendi në atë kohë, ndërsa unë si student që isha me kërpudha e mbaja familjen”, pohoi ai.

Përveçqë grumbullon, ai edhe kultivon një lloj të kërpudhave, thotë se është i kënaqur edhe me tregun vendor.

“Pas luftës kam filluar që t’i kultivoj kërpudhat shampinjon vetë, përveç atyre të malit që i mbledhim e i blejmë nga banorët. Arsyeja e kësaj ka qenë që t’i mbaja punëtorët gjatë krejt vitit në punë dhe jo vetëm në punë sezonale”.

E ata që mbledhin kërpudha e dinë që duhet kujdes për shkak se disa lloje të kërpudhave janë të helmueshme dhe madje edhe vdekjeprurëse.


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte

17/12/2025 | 21:24
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲