• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mbi 300 mijë vaksina anti-Covid do t’i jepen falas Kosovës, 1.2 milionë të tjera do të blihen

Mbi 300 mijë vaksina anti-Covid do t’i jepen falas Kosovës, 1.2 milionë të tjera do të blihen

26/08/2020 | 23:31
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

Hiqen barrierat për tur-operatorët mes Shqipërisë dhe Kosovës, pritet të ulen çmimet e paketave turistike

16/02/2026 | 10:30
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e hënë

16/02/2026 | 08:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 16 shkurt!

16/02/2026 | 00:19
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.02.2026.) e hënë

16/02/2026 | 00:15
Moti për dy ditët e vikendit

Parashikimi i motit për sot – e diel

15/02/2026 | 09:16
Moti për sot dhe ditët në vijim –  e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.02.2026.) e diele

14/02/2026 | 23:52
Reshje bore me intensitet të lartë nisin në zonat malore në Shqipëri

Reshje bore me intensitet të lartë nisin në zonat malore në Shqipëri

14/02/2026 | 21:14
Ciklone të fuqishme sjellin reshje të shpeshta shiu e bore!

Ciklone të fuqishme sjellin reshje të shpeshta shiu e bore!

14/02/2026 | 12:53
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

14/02/2026 | 08:42
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik për të shtunën

14/02/2026 | 00:00
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.02.2026.) E shtunë

13/02/2026 | 22:57
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

13/02/2026 | 08:04
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mbi 300 mijë vaksina anti-Covid do t’i jepen falas Kosovës, 1.2 milionë të tjera do të blihen

Mbi 300 mijë vaksina anti-Covid do t’i jepen falas Kosovës, 1.2 milionë të tjera do të blihen

26/08/2020 | 23:31
531
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Mbi 300 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 Kosova i ka siguruar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe asociacionit GAVI.

Sipas zyrtarëve të OBSH-së, Kosovës i është garantuar se në momentin që një vaksinë del në përdorim, Kosova do të ketë vaksina falas për 20 % të popullsisë, raporton KTV.

Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli shton se deri në janar të vitit të ardhshëm pritet që një vaksinë të jetë në përdorim.

E ndonëse ende OBSH-ja nuk ka vënë kritere se cilat grupe duhet të vaksinohen, të moshuarit, ata me sëmundje kronike, dhe shtatzënat janë grupet të cilat do të kenë prioritet në këtë rast.

Në anën tjetër, planet e Ministrisë së Shëndetësisë janë për vaksinimin e rreth 70% të popullsisë. Ky institucion përmes një përgjigje ka thënë se ka parashtruar kërkesë edhe për sigurimin e mbi 1 milion e 200 mijë vaksinave kundër COVID-19, të cilat do të paguhen përmes buxhetit të Kosovës.

“MSH, me qëllim të futjes në radhë për të siguruar vaksina kundër COVID-19, kur ato të jenë zhvilluar, aprovuar për përdorim dhe dalë në treg, ka zhvilluar bisedime me OBSH-në, UNICEF-in, shtete të BE-së dhe partnerë të tjerë që kontribuojnë në shëndetësinë e Kosovës. E para, keni parasysh nuk ka vaksina të aprovuara për përdorim nga COVID-19 nga OBSH-ja apo ndonjë organizatë relevante ndërkombëtare. Megjithatë, përmes OBSH-së (GAVI-Covax) Kosovës i janë premtuar mbi 300 mijë vaksina falas kundër COVID-19, derisa pjesën tjetër do ta paguajë. Synimi është që të vaksinohen rreth 70% e popullsisë, brenda të cilës përqindje mbulohen të gjitha grupet apo kategoritë e rrezikuara. 20% është sasi që pritet t’i jepet falas Kosovës, pjesën tjetër e mbulon financiarisht Kosova. Synimi është që të sigurohen mbi 1. 200. 000 vaksina sa llogaritet se është e mjaftueshme për t’i mbuluar grupet e rrezikuara”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

172 shtete të ndryshme deri më tani janë të përfshira në diskutimet për pjesëmarrje potenciale në COVAX, që është një iniciativë globale që synon bashkëpunimin me zhvilluesit e vaksinave për të siguruar qasje mbarëbotërore në vaksinat e sigurta dhe efikase, kurdo që ato licencohen dhe miratohen.

COVAX aktualisht ka në portofolin e saj numrin më të madh dhe më të ndryshëm të vaksinave potenciale ndaj COVID-19 – përfshirë nëntë vaksinat kandidate dhe nëntë të tjerat që janë në zhvillim, teksa është duke zhvilluar bisedime edhe me zhvillues të tjerë të mëdhenj.

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

16/02/2026 | 08:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 16 shkurt!

16/02/2026 | 00:19
Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.02.2026.) e hënë

16/02/2026 | 00:15
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲