• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i blejë ilaçet për të cilat foli Trumpi

Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i blejë ilaçet për të cilat foli Trumpi

22/03/2020 | 18:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.08.2025.) E Mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

18/09/2025 | 08:17
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS- i tregon orarin e ndërprerjeve të rrymës për të enjten!

17/09/2025 | 23:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.09.2025.) E Enjte

17/09/2025 | 22:53
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/09/2025 | 08:28
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet të Mërkurën, 17 Shtator!

16/09/2025 | 23:42
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.09.2025.) E Mërkurë

16/09/2025 | 23:21
Vjen fronti i ftohtë ajror!

Vjen fronti i ftohtë ajror!

16/09/2025 | 16:41
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e martë

16/09/2025 | 08:31
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 16 Shtator!

15/09/2025 | 23:51
Moti për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.09.2025.) E Martë

15/09/2025 | 22:35
Moti javor, fronti i ftohtë ajror në mesjavë!

Moti javor, fronti i ftohtë ajror në mesjavë!

15/09/2025 | 11:50
Rritja e nivelit të deteve do të kërcënojë 1.5 milion australianë deri në vitin 2050

Rritja e nivelit të deteve do të kërcënojë 1.5 milion australianë deri në vitin 2050

15/09/2025 | 10:05
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i blejë ilaçet për të cilat foli Trumpi

Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i blejë ilaçet për të cilat foli Trumpi

22/03/2020 | 18:30
1.3k
SHARES
3.1k
VIEWS
Shpërndaje

Në fillim të javës që po vjen, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar pritet të furnizohet me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.

Siç ka mësuar KOHA, Ministria e Shëndetësisë është duke zhvilluar procedurë të negociuar me një kompani për furnizim me ilaçet Hydroxychloroquine dhe Azithromycin.

Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.

Siç kanë thënë burimet tashmë janë porositur nga 400 doza prej këtyre produkteve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë pranuar vendimin për blerjen e këtyre dy ilaçeve, por nuk kanë folur zyrtarisht.

“Në dy ditët e ardhshme pritet të bëhet furnizimi”, ka thënë burimi. Javën që po shkon, presidenti i SHBA-së ka përmendur këto dy produkte. Të shtunën përmes një postimi nw rrjetet sociale, presidenti Trump ka rekomanduar sërish të përdoren këto dy ilaçe “Hydroxychloroquine dhe Azithromycin.

“Nëse merren së bashku kanë shansin të ndryshojnë historinë e mjekësisë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) ka ‘lëvizur malet’ – Faleminderit! Shpresojmë se të dyja së bashku (H funksionon më së miri me A, Revista Ndërkombëtare e Agjentëve Antimikrobikë) të vendosen në përdorim sa më shpejtë. Njerëzit janë duke vdekur, lëvizni shpejtë dhe Zoti iu bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Trump.

Megjithatë më 20 mars, CNN-i ka raportuar se nuk ka dëshmi shkencore për përdorimin e këtij kombinimi kundwr COVID 19. “Chloroquine nuk është aprovuar nga FDA-ja për të trajtuar koronavirusin dhe as nuk ka ndonjë ilaç tjetër. FDA e bëri të qartë në një deklaratë në të cilën thuhet se nuk ka medikamente ose ilaçe të aprovuara nga ajo për të trajtuar, kuruar ose parandaluar COVID-19”, thuhet në artikullin e CNN. Artikulli sqaron se në çfarë raste mund të përdoren. “Për shkak se Chloroquine është aprovuar për qëllime të tjera, mjekëve u lejohet ligjërisht ta përshkruajnë atë për përdorimin ‘jashtë-etiketë’ në trajtim të koronavirusit nëse dëshirojnë. Por siguria dhe efektiviteti i saj nuk është provuar në lidhje me koronavirusin”, thuhet në këtë artikull. “Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një provë klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbi përdorimin e tyre”, citohet se ka thënë komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn.

Në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka të dhëna për efektin e këtyre barnave te pacientet me COVID 19. “Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri më tani nuk ka prova përfundimtare të efektivitetit të saj, por është pjesë e provave të vazhdueshme”, thuhet në një artikull të BBC-së të botuar një ditë me parë.

Hydroxychloroquine përdoret për të parandaluar dhe trajtuar sulmet akute të malaries, ndërsa Azithromycin është përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme. Të dy këto barna siç ka mësuar gazeta, gjenden në tregun e Kosovës.


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.08.2025.) E Mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

18/09/2025 | 08:17
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS- i tregon orarin e ndërprerjeve të rrymës për të enjten!

17/09/2025 | 23:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.09.2025.) E Enjte

17/09/2025 | 22:53
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲