Një krokodil prej pesë metrash, i përgjakur në nofullën e tij, pasi përpiu një viç, ka kërcënuar një njeri që po bënte detyra kopshti.
Burri u trondit kur u kthye dhe pa krokodilin masiv duke bërë presion ndaj gardhit në lumin Adelaide, në territorin verior, me gojën e tij të hapur, transmeton lajmi.net.
Një gardh me tela me gjemba dhe fakti se krokodili sapo ka ngrënë një viç ishin arsyet që bisha nuk sulmoi njeriun e pambrojtur, raportoi NT News.
Eksperti i krokodilëve, Grahame Webb, tha se ishte e pazakontë që krokodilët e ujërave të kripura të shfaqen gjatë sezonit të thatë në Top End.
Krokodili mësohet të ketë pasur saktësisht 4,7 metra gjatës