Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë në jug dhe juglindje të vendit mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në jug dhe juglindje të vendit pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu mund të ketë edhe në viset tjera. Rrebeshe lokale nesër pasdite priten edhe në disa vise të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në Luginë kryesisht thatë, me alternime mes vranërirave dhe intervaleve kohore me diell.
Ditëve të ardhshme në Kosovë kryesisht thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten edhe rrebeshe afatshkurtra të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në jug dhe qendër të Shqipërisë, por pjesa më e madhe e territorit mbetet kryesisht pa reshje./Meteoballkan