Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë, por pritet të ketë edhe shtim të vranësirave gjatë ditës. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë mjaft nxehtë.
Mot mjaft i nxehtë do të vazhdojë edhe ditën e Premte, me fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore. Pasdite në disa vise priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shumica e bregdetit ende do të mbetet “e paprekur” nga reshjet.
Të shtunën destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe (të herëpashershme) lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan