Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm në Kosovë dhe shumë pjesë të Shqipërisë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira dhe intervale me diell, por reshjet do të vijnë duke u ndalur, ndërsa edhe erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga verilindja. Temperaturat po ashtu do të fillojnë të pësojnë ulje sidomos në mbrëmje. Ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi e Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Në mëngjes dhe paradite ende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditës ose pasdite ndikimi i ciklonit do të zvogëlohet e reshjet do të rrallohen dhe ndërpriten.
Nga e diela ulje e ndjeshme e temperaturave. Kjo vlenë për viset kontinentale, ngase në viset mesdhetare ulja e temperatuave nuk do të jetë e theksuar. Ulja e temperaturave do të ndjehet shumë në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të rajonit.
Nga e hëna ftohtë dhe thatë. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica e mundësi për mjegull, ndërsa ditët fillimisht të ftohta, pastaj me rritje graduale, të lehta, të temperaturave./MeteoBallkan