Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm dhe kryesisht i vranët ku priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë më të theksuara orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius, ngase përkundër shirave do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Herë pas here vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për shtrëngata me breshër. Rrebeshe të fuqishme dhe shtrëngata priten nesër edhe në Mal të Zi , ndërsa në Maqedoninë Veriore reshje më të pakta. Edhe në Luginën e Preshevës pasdite priten reshje shiu.
Për fundjavë na pret valë e reshje reshjesh atmosferike. Priten reshje të fuqishme, vende-vende edhe shtrëngata të forta dhe gjasa për përmbytje sidomos në shumë vise të Shqipërisë./MeteoBallkan