Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, me vranësira të shumta dhe mundësi për intervale kohore me diell, por reshjet atmosferike do të jenë të pakta. Vende-vende priten riga shiu e në viset malore do të ketë fjolla bore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 minimalja deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vranësirat do të jenë më dominante dhe në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut priten reshje të herëpashershme, lokale shiu. Në viset e larta malore pritet të ketë borë.
Të martën pak më ftohtë në Kosovë dhe ende priten vranësira dhe reshje krejtësisht të pakta dhe të izoluara. Parashihen edhe intervale kohore me diell.
Në Shqipëri të martën parashihen vranësira por do të ketë më shumë hapësirë për intervale me diell. Në jug të vendit me reshje lokale.
Nga e mërkura pak më nxehtë dhe me më shumë intervale me diell si në Kosovë po ashtu në rajon dhe me rritje të temperaturave po jo shumë të theksuara. Të enjten vonë ndryshim i motit me dendësim masiv të vranësirave dhe reshje shiu e bore në viset malore. Reshjet do të fillojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe deri të Premten do të përfshijnë edhe Kosovës dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan













