Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Gjatë ditës në disa rajone do të ketë erëra veriore (afatshkurtra) dhe vranësira kalimtare të cilat do të largohen pasdite vonë. Kjo do të vije si pasojë e ndikimit afatshkurtër të një cikloni me qendër thellë në lindje të Evropes. Mund të ketë edhe ndonjë rigë afatshkurtër dhe të izoluar shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë. Do të ketë alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell.
Pasnesër dhe të mërkurën në tërë rajonin do të vazhdojë të jetë ngrohtë, por do të vije deri te fuqizimi gradual i erërave jugore dhe jugperëndimore. Në Shqipëri dhe Mal të Zi të mërkurën do të ketë reshje shiu, apo rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të enjtën në tërë rajonin pritet destabilizim i motit. Priten reshje shiu, në viset kodrinore-malore reshje të dendura bore të karakterit kalimtar, kurse erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi. Priten edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, kurse reshjet e borës mund të paraqiten edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës./Meteoballkan