Dita e fundit e Prillit në Kosovë dhe rajon do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites parashihet të sjellin reshje lokale shiu. Lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afathskurtër shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius. Mot më i mirë parashihet në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.
1 Maji në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat në Kosovë do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius. Priten riga të dobëta shiu në disa rajone. Në Shqipëri më shumë vranësira dhe reshje lokale shiu sidomos në jug dhe perëndim të vendit.
Në Maqedoninë Veriore me 1 Maj priten vranësira, intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje në Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa në Shqipëri priten ulje të lehta të tyre për shkak të vranësirave dhe reshjeve të shiut.
Nga e marta do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe riga e rrebeshe lokale shiu./METEOBALLKAN