Sot në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Më shumë gjasa për rrebeshe dhe breshër ka juglindja e vendit, por lokalisht edhe në disa vise tjera.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Gjatë diten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Nga e hëna na pret destabilizim i fuqishëm i motit. Përpos intervaleve kohore me diell, gjatë dites priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive shiu, shtrëngata dhe breshër.
Rrebeshe priten në pjesën më të madhe të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosoves Lindore dhe Malit të Zi dhe normalisht reshjet nuk do të jenë të balancuara, ngase stuhitë e verës një rajon e godasin fortë e rajone tjera më pak./MeteoBallkan