Sot në Kosovë na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund në disa vise priten fjolla sporadike bore, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të reja bore në shumë pjesë të Republikës.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshjet eventuale të mëngjesit do të ndalen shpejtë gjatë paradites. Në mbrëmje dhe gjatë natës reshje të reja lokale bore në zonat kontinentale e riga shiu në zonat mesdhetare të Shqipërisë.
Të shtunën na pret mot kryesisht i vranët e me reshje të herëpashershme lokale të përziera bore e shiu. Në zonat më të ulëta priten riga shiu. Pasdite ose në mbrëmje ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në shumë rajone.
Të dielën depërton “acari siberik”, ndërsa temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe priten erëra të akullta, ndërsa reshjet e borës do të jenë të pakta dhe lokale.
Nga e hëna shumë ftohtë, por kryesisht thatë për shkak të diminimit të anticiklonit të fuqishëm./MeteoBallkan/