Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse dje, me diell, vende-vende me mjegull.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot tërësisht i ngjashëm sikurse sot, me diell dhe me mundësi për mjegull nëpër shumë rajone.
Në ato rajone ku do të ketë mjegull do të jetë ftohtë, kurse ku nuk do të ketë mjegull do të jetë mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.
Edhe dy ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit.
Nga e premta do të kemi ndryshim gradual të motit, fillimisht në Shqipëri do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa nga e shtuna reshje të dendura shiu do të ketë në pothuajse tërë rajonin. Në viset më të larta malore do të ketë reshje bore.
Nga java e ardhshme priten ulje graduale të temperaturave dhe përpos reshjeve të shiut priten edhe reshje lokale në disa rajone në Kosovë./Meteoballkan