Java e fundit e Shtatorit fillojë me temperatura të larta verore, por nga sonte në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme pritet përkeqësim gradual i motit dhe ulje e temperaturave, por nuk pritet i ftohtë i theksuar.
Pas disa ditëve me mot krejtësisht stabil nën ndikimin e masave të thata ajrore anticiklonike tani kemi ardhjen e një mase jo-stabile ajrore e cila pritet të shkaktojë destabilizim të atmosferës dhe ulje të temperaturave.
Gjatë javë priten ulje të temperaturave, por edhe reshje të herëpashershme shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të zbusin sadopak thatësinë ekstreme në disa vise të rajonin tonë, por sasia e tyre ende pritet të jetë e pakët dhe për ta shuar thatësinë ekstreme nevojiten reshje më të mëdha dhe më të qendrueshme.
Sidoqoftë, nga nesër më freskët me reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Më së shumti reshje priten në disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e më së paku në disa vise të Shqipërisë.
Të mërkurën pritet mot paksa i freskët, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell dhe disa riga lokale shiu në disa rajone, ndërsa të enjtën pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, më të sheksuara në Shqipëri kësaj radhe. Temperaturat shënojnë ulje dhe pritet të kemi një ose dy ditë tipike vjeshtore.
Nga e premta pritet stabilizim gradual na pret mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe me temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius. Temperaturat shënojnë rritje të lehta gjatë fundjavës./Meteoballkan/Meteoballkan