Gjatë natës në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë priten shtrëngata lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit vende-vende priten edhe në Kosovë.
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën Lindore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Mal të Zi reshjet po ashtu pritet mot i vranët dhe me rrebeshe shiu.
Mot mjaft jo-stabil pritet të kemi edhe të dielën. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e hëna reshjet do të rrallohen. Priten intervale kohore me diell, por vende-vende edhe riga lokale afatshkurtra shiu./Meteoballkan