Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të ketë ngritje të lehta të temperaturave dhe parashihet mot kryesisht stabil. Për shkak të “stabilitetit” të ajrit mund të ketë edhe mjegull veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje.
Në Shqipëri do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në jug dhe jugperëndim të vendit mund të ketë riga lokale shiu.
Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Të dielën do të kemi afrimin gradual të një cikloni nga Mesdheu apo Italia. Pritet fuziqim i erërave jugore dhe juglindore. Pasdite në Shqipëri priten reshje lokale shiu. Në jug të vendit priten reshje të dendura shiu. Gjatë mbrëmjes dhe natës reshjet lokale të shiut do të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore dhe Kosovën.
Të hënën në tërë rajonin do të kemi mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu. Në viset malore do të ketë reshje bore. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga verilindja të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave. Reshje të dendura shiu priten në Maqedoninë Veriore dhe disa pjesë të Shqipërisë (lindje-juglindje), ndërsa më të pakta në Kosovë dhe Mal të Zi.
Nga e marta stabilizim i përkohshëm i motit dhe përsëri priten ngritje të lehta të temperaturave./Meteoballka