Sot në Kosovë na pret mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Nëpër disa lugina pritet të ketë mjegull, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa temperatura maksimale deri në 10 në zonat kontinentale e deri në 19 gradë Celsius në disa zona mesdhetare të Shqipërisë.
Mot stabil, i thatë dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe këtë fundjavë. Vetëm mjegulla eventuale mund të pengojë rrezet e diellit në disa zona të ulëta dhe lugina. Temperaturat pa ndonjë ndryshim.
Nga e hëna do të kemi ndryshim të gjendjes sinoptike kur më në fund pas një kohe mjaft të gjatë të dominimit të plotë anticiklonik do të kemi ardhjen e një cikloni nga Atlantiku. Erërat jugore do të fuqizohen, ndërsa do të ketë shtim të vranësirave. Pasdite priten reshje lokale shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu sidomos në Shqipëri ku lokalisht priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset e larta malore priten reshje bore.
Të martën ulje e temperaturave dhe reshje afatshkurtra bore mund të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës./MeteoBallkan