Pas kalimit të frontit të ftohtë në orët e hershme të mëngjesit dhe reshjeve kalimtare të shiut dhe borës gjatë ditës reshjet pritet të ndalen, por do të kemi erëra të ftohta veriore. Në mbëmje pritet kthjellim i tërësishëm i motit dhe për këtë arsye nata e ardhme mund të rrezikojë me ngrica në tërë territorin e Kosovës.
Sipas parashikimeve temperaturat do të bien nën 0 gradë Celsius në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në shumicën absolute të territorin të Republikës së Kosovës dhe ato do të luhatën nga -2 deri në -7 gradë Celsius varësisht nga vendi dhe lartësia mbidetare. Gjatë ditës së diel temperaturat shënojnë rritje por mbetet mot i freskët./Meteoballkan