Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite ende me intervale kohore me diell në disa rajone, ndërsa vranësirat do të vijnë duke u shtuar nga perëndimi dhe veriperëndimi. Filimisht në veriperëndim e pastaj gradualisht edhe në viset tjera do të fillojnë reshje shiu.Në malet e larta reshje bore.
Temperaturat maksimale edhe sot të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa erërat jugore dhe juglindore do të vijnë duke u fuqizuar.
Në Shqipëri po ashtu pritet të ketë ndryshim të motit. Cikloni do të sjellë vranësira dhe reshje shiu.
Vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me bubullimë. Reshjet intensive do të ndodhin orëve të mbrëmjes dhe natës. ndërsa në malet e larta reshje bore.
Edhe në Mal të Zi priten reshje intensive shiu e bore në viset më të larta malore, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore reshjet do të fillojnë më vonë gjatë pasdites ose mbrëmjes.
Të martën ulje e temperaturave dhe reshje lokale shiu e bore. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriperëndimi, veriu e verilindja. Reshje bore priten edhe në disa zona të ulëta të Kosovën, por nuk priten në të gjitha rajonet veqanërisht në ulëtsirat e Dukagjinit nuk pritet të ketë borë.
Edhe të mërkurën dhe të enjtën na pret mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të herëpashershme lokale shiu e bore.
Reshje bore priten vetëm në disa zona e më të theksuara në zonat kodrinore-malore të Kosovës.
Në viset tjera fjolla të herëpasherhshme bore e në disa ultësira pa reshje bore fare./MeteoBallkan