Gjatë ditës së nesërme në Kosovë dhe rajon na pret mot më i ngrohtë se sa sot. Temperaturat shënojnë rritje, por nuk pritet nxehtësi esktreme. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28-29 gradë Celsius në nivel vendi.
Përpos intervaleve kohore me diell herë pas here do të ketë edhe vranësira, madje në disa rajone priten vranësira të shpeshta. Reshje atmosferike nuk priten me ndonjë përjashtim shumë të vogël ku mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluara, afatshkurtër shiu.
Mot i ngrohtë dhe kryeisht stabil pritet të mbajë nesër edhe në Shqipëri dhe gati tërë rajonin, me përjashtim të Kroacisë dhe Sllovenisë ku pritet jetë më freskët dhe me mundësi për reshje lokale shiu. Rrebeshe të izoluara priten edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri nesër, por në shumicën absolute të territorit pa reshje./Meteoballkan