Në orët e para të mëngjesit së 26 marsit do të bëhet ndryshimin i orës. Nga ora 2:00 akrepat do të lëvizin për 60 minuta përpara dhe ora do të shkojë në 3:00.
Pse do të ndërrohen orët? Një politikan dhe shpikës amerikan i quajtur Benjamin Franklin në vitin 1784 deri sa ishte në Francë e tha për herë të parë idenë e ndryshimit të orës.
Ai sugjeroi që nëse njerëzit zgjoheshin më herët, kur ishte mëngjesi më i lehtë atëherë do të kursenin qirinjtë, raporton BBC
.Kjo ide shkoi edhe në Mbretërinë e Bashkuar pasi stërgjyshi i këngëtarit Coldplay Chris Martin, një ndërtues i quajtur William Willett, mendoi se ishte gjithashtu një ide e mirë.Në vitin 1907, ai botoi një fletëpalosje të quajtur “Humbja e dritës së ditës”, duke i inkurajuar njerëzit të ngriheshin nga shtrati më herët.