Edhe pse jemi në mes të dimrit temperaturat ditore sot kanë shënuar ngritje të ndjeshme dhe kjo falë depërtimit të masave pak më të nxehta ajrore nga Mesdheu dhe mungesës së mjegulles. Normalisht temperaturat do të ulën pas perëndimit të diellit.
Nesër pritet të mbajë mot edhe më i nxehtë gajtë ditës, ndërsa nga fundjava priten ulje të lehta të temperaturave. Gjendja sinoptike nuk ka ndonjë ndryshim: jemi nën ndikimin e masave ajrore stabile dhe të thata anticiklonike të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Temperaturat do të shënojnë ulje-ngritje të shpeshta por nuk priten ndryshime të mëdha temperaturash./Meteoballkan