Në një zonë të largët në Australinë Perëndimore ka nisur puna për ndërtimin e radio teleskopit më të madh në botë. Astronomët thonë se Square Kilometre Array do të kërkojë për dëshmi të të jetës njerëzore dhe të ofrojë më shumë të dhëna për prejardhjen e universit.
Ndërtimi i tij është një bashkëpunim shkencor ndërkombëtar. Projekti i Square Kilometre Array ose ndryshe SKA përfshin 130,000 antena dhe 200 satelitë.
Do të ketë dy teleskopë gjigandë dhe super të ndjeshëm në dy observatorët astronomikë në Australi dhe Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët shpresojnë se duke dëgjuar dhe parë thellë në hapësirë do të mund t’u përgjigjen pyetjeve thelbësore: A jemi të vetëm në univers? Si ndriçuan yjet e parë? Çfarë është ekzaktësisht “energjia e zezë”, dukuria e mistershme që ndau universin?
Ekspertët thonë se SKA duhet të jetë ngrihet larg radio frekuencave në tokë, si ato prej kompjuterave, makinave dhe aeroplanëve.
Sipas tyre, SKA do jetë 8 herë më i ndjeshëm se teleskopët ekzsitues dhe mund të tregojë pozicionimin e trupave qiellorë 135 herë më shpejt.
Danny Price, studiues në Institutin e Radio Astronomisë, në Universitetin Curtin, i tha Australian Broadcasting Corp të hënën se SKA ka fuqi astronomike të pashembullt.
“Do të jetë një nga instrumentet më të ndjeshme që njerëzimi ka ndërtuar ndonjëherë,” tha zoti Price. “Për të dhënë një ide më të qartë, SKA mund të zbulojë ekzistencën e një telefoni celular në xhepin e një astronauti në Mars.”
Australia, Afrika e Jugut, Kanadaja dhe Britania e Madhe janë mes vendeve që po financojnë projektin.
Punimet për ndërtimin e radio teleskopit gjigant nisën zyrtarisht të hënën.
Ai pritet të jetë funksional në fund të dekadës./VOA