Fronti i ftohtë ajror i cili solli sot reshje mjaft dekorative bore u largua me shpejtësi, kurse në pritje jemi të frontit të ri të ftohtë ajror i cili përsëri do të vije në drejtim të rajonin tonë nesër.
Fillimisht si lajmërim për këtë front do të kemi fillimin e erërave jugore sonte gjatë natës dhe nesër paradite, ndërsa afërsisht në mesditen e nesërme pritet që fronti të parakalojë dhe erërat do të fillojnë të fryjnë përsëri nga veriu duke sjellur edhe reshje shiu e dëbore. Edhe gjatë ditës së nesërme në shumë rajone (jo në tërë territorin) priten reshje mjaft dekorative bore të shoqëruara me erëra herë pas here të fuqishme veriore dhe normalisht edhe reshjet e nesërme nuk do të zgjasin shumë. Me kalimin e frontit do të vije deri te ulja e temperaturave, por erërat veriore do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes me tendencë dobësimi.
Të shtunën pritet të kemi stabilizim të plotë të motit, rreze diellore dhe ngritje të temperaturave./Meteoballkan