Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 16 janë janë zhdukur nga tajfuni Lekima në bregun juglindor të Kinës, njoftojnë autoritetet kineze. Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga rajonet ku tajfuni goditi këtë mëngjes.
Lekima prku tokën mëngjesin e hershëm të së shtunës mes Tajvanit dhe dhe qytetit kryesor financiar kinez Shangait. Stuhia kishte arritur kategorinë e Super-Tajfunit por në momentin e kontaktit me tokën është dobësuar pak, megjithatë ende mbetet një stuhi vdekjeprurëse me erëra deri në 187km-h.
Rrëshqitje fatale të dheut kishte në qytetin Wenzhou aty ku tajfuni përfshiu tokën nga deti. Nurmi i viktimave do të vijë duke u rritur, ndërsa parashihet të goditet edhe Shangai me popullatë prej 20 20 milion banorëve./Meteoballkan