Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 ka goditur Greqinë paraditen e kësaj të hëne.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin Ydra në një thellësi 90 kilometra nëntokë.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në kryeqytetin grek, Athinë.
Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar apo për dëme materiale.