Një tërmet relativisht i fuqishëm, me magnitudë 5.1 të shkallës së Rihterit goditi provincën Elazig në Turqinë lindore.
Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth shtatë kilometrash
Deri më tani, nuk ka raporte për viktima të mundshme dhe dëme pronësore.
Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në më pak se 24 orë në Turqi, pasi tërmetit të fuqishëm që goditi këtë provincë gjatë ditës së djeshme, duke lënë të vdekur 22 persona dhe mijëra të plagosur.
Tërmeti u ndje edhe në vendet fqinje, Siri, Liban dhe Iran. /Reporteri.net