Rajoni i Lindjes së Mesme është përfshirë nga një valë e fuqishme nxehtësie ku si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të thata kanë shpërthyer zjarre të shumta posaqërisht në Izrael por edhe në shtetet përrreth. Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar shumë shtete, mirëpo punët po vështirësohen nga temperaturat e larta dhe erërat e nxehta dhe të thata.
Imazhet satelitore dhe meteorologët paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme duke shkaktuar zjarre të reja eventuale si dhe duke vështirësuar mjaft punën për shuarjen e zjarreve të ndezura tani.
Raportohet se edhe disa shtete ballkanike si kroacia kanë marë pjesë në shuarjen e zjarrit./Meteoballkan