Moti i ashpër ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
Ka pasur edhe prezencë inertesh në Brataj dhe rrëshqitje gurësh dhe dherash por pa problematika.
Për shkak të reshjeve të shiut, në Tepelenë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh.
Si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Për shkak të motit të keq në Sarandë janë pezulluar të gjitha mjetete lundrimit.
Linja e lundrimit Sarandë-Korfuz është ndërprerë gjithashtu edhe varkat e peshkimit, pasi erërat e forta e kanë bërë të pamundur të lundrohet në det.
Qyteti prej 24 orësh është e përfshirë reshje të dendura të shiut dhe erëra të forta, sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.