Sot në Kosovë na pret mot mjaft i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 ato minimale deri në 22 ose 23 gradë Celsius ato maksimale.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në disa rajone do të ketë vranësira lokale. Temperaturat maksimale mbi 20 gradë Celsius në shumë vise.
Të shtunën ulje të lehta të temperaturave, ndërsa pasdite në Kosovë lokalisht parashihet të ketë rrebeshe të izoluara shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë. Vende-vende rrebeshe dhe reshje shiu priten edhe orëve të natës.
Të dielën priten intervale kohore me diell e vranësira, ndërsa të hënën parashihen reshje të dendura shiu ku lokalisht do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me bubullimë. Orëve të natës ulje të theksuara të temperaturave dhe priten edhe fjolla bore në disa rajone, veçanërisht në viset kodrinore-malore, por edhe në disa ultësira./METEOBALLKAN