Cikloni i cili për dy ditë me radhe ishte në bregdetin shqiptar gjegjësisht në Detin Jon tani më ka lëshuar rajonin shumë i dobësuar dhe gjendet në Greqi dhe Turqi. Mbi rajonin tonë po fillon të depërton masa ajrore anticiklonike. Ky ciklon do të mbahet në mend për një kohë të gjatë sepse i dha fund thatësisë ekstreme që mbizotëronte në disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë. Të bie shi gjatë muajit Gusht gati pa ndërprerje për 3 -4 ditë më radhe me të vërtetë nuk ndodh shpesh.
Sidoqoftë, cikloni tani është në shpërbërje e sipër por në kuadër të tij ende ka ajër jo-stabil që rrotullohet mbi rajonin tonë dhe për këtë arsye edhe sot priten stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga nesër në tërë rajonin tonë pritet mot me më shumë rreze diellore, por moti përsëri nuk do të jetë tërësisht stabil dhe se nuk duhen përjashtuar rrebeshet e izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë pasditeve në disa rajone kryesisht kodrinore-malore./Meteoballkan