Një dem është bërë kafsha më e kërkuar në Kroaci pasi shpëtoi nga një thertore në rajonin Kastela dhe mori rrugën drejt pyllit. Ai ka disa ditë që është zhdukur dhe po konsiderohet i rrezikshëm për jetën e banorëve.
Polica është përfshirë në kërkim duke kërkuar nga qytetarët që ti lajmërojnë menjëherë nëse e shohin.
“Demi është në arrati dhe edhe një herë paralajmërojmë qytetarët nëse e gjejnë atë të mos i afrohen dhe të thërrasin policinë menjëherë”, kanë bërë thirrje ata.
Ata theksuan se oficerët e tyre janë të përfshirë në kërkim për sigurinë e qytetarëve, dhe se shoqata e gjuetisë nga Kastela dhe stafi i stacionit veterinar do të përdorin mekanizmat e tyre për të vënë kafshën e arratisur e gjumë derisa të kryhen kontrollet.
Demi i quajtur Jerry ka ditë që vrapon rreth Dalmacisë, gjersa është publikuar edhe fotografia kur ai është parë për herë të fundit.