Publikohen pamjet: Momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin indian

3.6k
Shpërndarje
10.3k
Shikime

Dhe sipas Daily Mail që ka publikuar pamjet, raketa u shpërbë gjatë hyrjes, e cila ndodhi në orët e vona të së shtunës dhe ra në Oqean, sipas Skuadronës 18 të Kontrollit Hapësinor të Forcës Hapësinore, përcjell Telegrafi.

“The Long March 5B” – që përfshin një pjesë thelbësore dhe katër nxitës – u ngrit nga ishulli Hainan i Kinës në 29 prill me modulin Tianhe pa pilot, i cili përmban ato që do të bëhen banesa në një stacion të përhershëm hapësinor kinez.

Por kjo nuk do të jetë e fundit pasi raketa është vendosur të ndiqet nga 10 misione të tjera për të përfunduar stacionin.

Ndryshe, autoritetet amerikane dhe evropiane kishin monitoruar raketën, e cila po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 13.7 km/sekondë.

Një ndryshim prej vetëm një minutë në kohën e ri-hyrjes përkthehet në qindra kilometra diferencë në tokë dhe parashikimet e mëparshme kishin dhënë si vende të mundshme të rënies që nga Deti Mesdhe deri në Oqeanin Paqësor.

Megjithatë, sipas ekspertëve, me pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga uji, shanset që ajo të ulej në një zonë të populluar ishin të ulëta, dhe gjasat e lëndimeve edhe më të ulëta

Rekomandime