Afër 230 kilometra rrugë nga Prishtina e gjeni plazhin që vendorët e Shëngjinit e quajnë ‘Rana e Hedhur’. Ky është një plazhet më të bukura të Adriatikut, ku shazllomi kushton vetëm 500 lekë, transmeton Gazeta Metro.
Kamping dhe apartmente të mira nën hijen e ‘Malit të Rrencit’, apo një kodrine shkëmbore me pisha që rri mbi plazhet e Shëngjinit. Rëra e hedhur nga valët e detit Adriatik, duke e përplasur këtë kodre, i ka lënë emrin këtij plazhi ‘Rana e Hedhun’, që pa dyshim konsiderohet në top 10 plazhet e Adriatikut nga që shtrihet nga Shqipëria e deri në Slloveni.
Këtë plazh e gjeni lehtë vetëm se e përcillni rrugën drejtë Portit të Shëngjinit. Më pas pyetni dikë se kah i bie ‘Rana e Hedhun’ dhe banorët katolik shqiptar të këtij bregu, me një akcent të theksuar gegë të tregojnë rrugën e me asfalt dhe pjesërisht të dheut se për 15 minuta mbërrin te rëna.
Aty janë disa komplekse banesore ku mund të merrni dhoma, e apartamente me qira, vende nën pisha për kamping me tenda dhe automjete, e që ndahen në tri plazhe kryesore.
Më natyralja është plazhi i ‘Kristit’ që është e butë me rërë të imët që shërben si masazh për këmbë, por edhe ofron pamje mahnitëse nga bregu i ‘Ranës së Hedhun’. Kjo rërë vjen nga plasaritja e guacave të midhjeve, që nga parahistoria duke u përplasur për shkëmbinj, janë grimcuar në rërë që shërben sot për reaksionin e turistëve.
Këtu menyja në restorante dhe bare me streha kreative bezi me ngjyrë të bardhë, është e lirë. Kafja, verërat, uji mineral dhe birrat e ftohta janë mëtë lira se në disa vende të Prishtinës, dhe nuk kalojnë çmimin 1.20 euro, apo 150 lekë.
Ndërsa, shazlloma dyshe me çadër të mirë kushton 500 lekë, apo 4.1 euro. Për gurmanët, pasta me fruta deti, piza apo diçka nga ushqimet tjera nuk e kalon shumën prej 600 e deri në 700 lekë apo 5.5 euro. Ndërsa, peshku nga fermat e adriatikut të Gjirit të Shën Gjinit të Meduas, nuk kalojnë shumën prej 800 deri në 1000 lekë, apo rreth 7.4 euro.
E gjithë kjo vetëm 3 orë vozitje nga Prishtina, e një orë më pak nga Prizreni. Ndërsa, fjetja në qytezën e Shëngjinit vrariron nga cilësia prej 20 deri në 40 euro për një apartament dy dhomash me paisje kuzhine. Ose nëse vendosni të pushoni te ‘Rana e Hedhun’, atje apartamentet për dallim nga Shëngjini, kushtojnë për 20 euro më shtrenjtë për natë.
Nëse ju lodhë plazhi, rëra dhe i nxehti, gjithmonë mund të vizitoni restorantin Detari në qendër të Shëngjinit, që pa dyshim është një nga restorantet më në zë të gjithë Shqipërisë së Adriatikut.