Bazuar në raportimet që vijnë nga terreni, deri më tani dihet se numri i të vdekurve ka arrit në 18 persona.
Gjithashtu janë plagosur rëndë rreth 569 të tjerë.
Numri i ndërtesave të shembura deri tani është 30.
Ekipet e shpëtimit nga e gjithë Turqia kanë mbërrit në zonat e goditura nga tërmeti.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sylejman Soylu prap ka folur për manipulimet me lajme që po jepen. Ai ka kritikuar ashpër një medium i cili shkroi se qyteti i Elazig i tëri është në flakë. Ka thënë se do të merren masa ndaj mediumeve të tilla dhe me kohë.